Përballimi i zjarreve! Vala afrikane, apeli i zjarrfikësve/ Dibra: Rrezikohemi nga cdo pakujdesi

0
852

 

 

E mërkura dhe e enjta do të shënojnë ditët më të nxehta, ku parashikimet e sinoptikanëve flasin për një rritje të temperaturave mbi 43 gradë celsiues, ndërsa e gjithë java do të jetë nën ndikimin e valës afrikane. Kjo rrit edhe rrezikun për zjarre, veçanërisht në pyje e kullota, ku një pakujdesi mund të shkaktojë dëme të mëdha. Reparti i zjarrfikësve në Shkoder mbetet në gatishmëri për çdo situatë, ndërsa apeli ndaj qytetarëve është që të tregohet kujdes maksimal.

Ajo që konstatohet me shqetësim është indiferenca e qytetarëve në raste zjarresh, prandaj edhe kërkesa në të tilla raste është për më shumë bashkëpunim.

Prej 15 qershorit kur ka nisur edhe sezoni turistik, në plazhin e Velipojës është vendosur në shërbim të kësaj njesie një mjet dhe 4 efektivë. Gushti pritet të jetë edhe më sfiduesi, bazuar në praktikat e viteve të shkuara, pasi ky repart i vjen në ndihmë edhe bashkisë Vau Dejës./TV1-CHANNEL/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here