Minishengenit sot i ndërrohet emri/ Zaev, Rama, dhe Vuçiç në Forumin ekonomik rajonal në Shkup

0
1000

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohen të enjten në Shkup në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal, por edhe asaj që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik, por që tani do të marrë një emër të ri.

Në takimin e tre liderëve të rajonit nuk do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

Para Forumit ekonomik, kryeministri Edi Rama, së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç janë pritur nga kryeministri Zoran Zaev duke bërë një shëtitje në sheshin e Shkupit dhe me këtë rast, Rama ka komentuar edhe vendimin për ndryshimin e emrit të nismës së Shengenit, duke lënë të kuptohet se kjo po bëhet pas kritikave të kryeministrit të Kosovës, Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here