Rama krah Vuçiç e Zaev thumbon Brukselin: “Minishengeni” s’do jetë karikaturë ballkanike e BE-së, ku çohet njëri e thotë unë vë veton e ju nuk duhet të takoheni

0
778

Po mbahet Forumi ekonomik rajonal në Shkup.

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë qëndrimin e tij se “minishengeni” është një nismë strategjike që do të vijojë me këmbëngulje përpara, ndërsa nuk la pa thumbuar BE-në e cila nuk çeli negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë.

“Nuk kemi marrë përsipër të bëjmë një karikaturë ballkanike të BE-së këtu që çohet njëri e thotë unë vë veton e ju nuk duhet të takoheni, apo çohet tjetri e thotë vë veton e ju nuk duhet të nënshkruani këtë apo atë. Këtë nuk bëjmë dot. Nuk kemi luksin të humbasim kohë se kemi humbur shumë. Kemi humbur shekuj.”

Pjese nga fjalimi

“Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt.

Kush nuk e kupton akoma sesa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomitë tona dhe krijuar më shumë punë e hapur perspektivë për vende pune sidomos për të rinjtë është I dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne nuk duam të jetojmë të shkuarën port ë ardhmen përmes një nisme që nuk shpik gjë të re, por sjell në rajon një shembull kuptimplotë si BE, duke synuar jetësimin e lirinë e lëvijes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve.

Për çfarë arsye në botë duhet të presim të mbyllur brenda kufijve tanë me kurriz ndaj njëri tjetrit sic kemi ndenjur 500 vjhet ndërkohë që rrugëtimi I secilit vend ndaj BE-së ka kohën, ritmin dhe kushtëzimin e vet, jo thjesht nga çfarë bëjmë ne por çfarë mendojnë të tjerët, sepse në fund të ditës në momentin që do të integrohemi në BE do të bëjmë këtë që po bëjmë sot pa BE-në.

Është për të ardhur keq e për të qeshur kur dëgjon europianë që pyesin çfarë po bëni?

Ne nuk mund dot të lexojmë shifra e fakte të dhëna para syve tanë, jo nga ekspertët e qeverive tona, por organizmat financiare ndërkombëtare si BB, ku thuhet se nëse duam të rrimis PPB mund ta rrisim vetëm nga integrimi ekonomik.

Nuk mund ti privojmë vetes këtë potencial që ka rajoni port ë bëjmë cmos të vrapojmë për të fituar një kohë të humbur.Nuk kemi pse presim që integrimin e rajonit, nga pikëpamja e 4 lirive të Europës ta bëjmë pasi të hyjmë në BE. Ne duhet ta bëjmë e do ta bëjmë tani. Sa herë duhet ta përsërisim që kjo nuk është nismë ekskluzive e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut. Kjo është nismë e hapur për të gjithë e cilido që do të na bashkohet të na bashkohet por nuk mund të presim konsensus për tu takuar nga të gjithë. Nuk mund të presim. Nuk kemi marrë përsipër të bëjmë një karikaturë ballkanike të BE-së këtu që çohet njëri e thotë unë vë veton e ju nuk duhet të takoheni, apo çohet tjetri e thotë vë veton e ju nuk duhet të nënshkruani këtë apo atë. Këtë nuk bëjmë dot. Nuk kemi luksin të humbasim kohë se kemi humbur shumë. Kemi humbur shekuj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here