Zogaj, një bukuri e natyrës e lënë në harresë në “Pusho shqiptarçe” në Tv1 Channel…

0
1207

Ne emisionin “Pusho shqiptarçe” ne Tv1 Channel gazetarja Kozeta Bruçi solli nje reportazh te realizuar ne Zogaj, nje vend kaq i dashur per shkodranet dhe jo vetem, por edhe te lene ne meshire te fatit.

Vetem 13 km larg qytetit te Shkodres, ne nje rruge te ngushte, por te asflatuar , mes gjelberimet e nje qetesie relaksuese. Qe nga momenti qe le Shiroken per te vijuar drejt Zogajve ajri ndryshon totalisht, nje ajer i paster qe vjen si rezultat i vizitoreve jo te shumte, i gjelberimit te jashtezakonshem, liqenit e shume te tjera.

Me permiresimin e infrastruktures ne Shiroke, duket sikur Zogaj mbeti ne hije dhe numri i vizitoreve ketu vazhdon te jete i kufizuar. Çdo vit imazhi i kesaj lagjeje ka mbetur i njejte dhe problemi ekonomik qe kane banoret e zones eshte me i thelluar. Asnje investim i bere deri me tani. Rruga e njejte e ngushte dhe nje molo e lene ne harrese qe po shkaterrohet dalengadale.

Ne sheshin kryesor ne Zogaj banoret jane te pakte. Pjesa me e madhe e te rinjve ose jane zhvendosur ne brendesi te qytetit te Shkodres ose kane zgjedhur emigracionin.

Por pavaresisht ketyre mangesive te thkesuara e te lena ne harresa si nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale, Zogaj serish mbetet e bukur dhe nje destinacion per tu shijuar nag te gjithe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here