Ura e Bardhajve rrezikon të shembet, Kiri ka gërryer bazamentin e 4 kolonave kryesore, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme…

0
937

 

Ura e Bardhjave rrezikon te Shembet nese nuk ndërhyhet per perforcimine  bazamenteve te klaneve te saj ! Rrjedha e lumit te Kirit gjate dimrit e ka shkaktuar gërryerje deri ne ate mase sa qe sidomos  4 kolonat  qe mbajne edhe peshen kryesore te kesaj tashme jane te pambrojtura nga tabani i shtratit.  Per rreth tyre jane kryer gropa qe deri ne 3 metra thellesi dhe me hapesira te konsiderueshme pa zhavorr ! E jo vetem kaq, por bazamenteve te kolonave tani u dallohen edhe me lehtësi edhe shufrat e hekurit qe mbajne betonin !

Duket se devijimi shume metra pa mberritur tek kolonat e Ures ka qene i tille sa qe ka krijuar terren per vershimin e rrembyr te ujerave duke goditur pikerisht ne bazamentin e 4 kolaneve kryesore ! Per pasoje, nese nuk ndërhyhet pa humbur kohe nga Bashkia Shkoder dhe Autoriteti Rrugor, per dimrin e ardhshem kjo gjendje paraqet mjaft rrezik ne kushtet e vershimit te ujerave te rrëmbyera te Kirit. Eshte mese e nevojshme qe kjo gjendje te inspektohet nga specialistet sa me pare, dhe te merren masat si per sistemimin e shtratit te Kirit ne kete segment ashtu dhe mbushjen e sipërfaqeve te gërryera tek kolonat e Ures.

Kjo para se te filloje stina me reshje, ndryshe nuk duhet çuditur qe ne dimer te ballafaqohemi me situate te jashtëzakonshme. Kjo pergjegjesi eshte edhe per shtabin e emergjencave te Prefektures Shkoder !

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here