Nis përgatitja e vendstrehimeve për afganët, Xhaçka: Shqipëria, e gatshme të presë qindra prej tyre dhe t’u garantojë siguri

0
1034

Shqipëria tashmë ka filluar përgatitjet për pritjen e qindra afganëve që u kërcënohet jeta. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një reagimi në rrjete sociale thotë se vendi jonë është gati që të presë qindra afganë. Ndërkaq thekson se Shqipëria qëndron krah për krah aleatit tonë.

Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytet ku do të strehohet grupi i parë i afganëve, teksa mbërritja e tyre pritet që të bëhet brenda pak ditësh, ndonëse nuk specifikohet një datë konkrete.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here