Kërcimi me shamia u kushton rëndë dasmorëve, gjobiten dhe u merren makinat për bllokimin e autostradës

0
1526

Bllokimi i autostradës Lezhë-Mamurras, u ka kushtuar rëndë dasmorëve.

Policia e Kurbinit bën me dije se pas publikimit të videos në rrjetet sociale dhe në disa media, ku  shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here