Meta shpërndan mesazhin e Papa Françeskut: Në politikë s’është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë

0
530

Presidenti Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjetet sociale, mesazhin që bëri sot Papa Françesku, ku u ndal te ‘Virusi i hipokrizisë’.

Ne mesazhin e tij Papa, shkruan se në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

Ndërkohë krahas postimin kreu i shtetit shkruan se ky mesazh është kaq aktual edhe për shoqërinë tonë.

Postimi:

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. 

Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here