Basha merr fjalën në Kuvend: Rama ekzekutoi demokracinë, s’duhet të ishte në foltore por para drejtësisë

0
665

 

Basha nga foltorja e Kuvendit ështe shprehur:

Demokracia shqiptare nuk është krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj janë zgjedhjet e lira. Demokracia shqiptare është vrarë. Gishti mund të drejtohet tek shumë prej nesh në këtë sallë, apo tek ata që. Ekzekutori i vetëm është Rama. Nëse nuk do të ishte kështu, nëse demokracia nuk do të ishte ekzekutuar, ky njeri nuk do të ishte sot këtu duke treguar përralla për atë që nuk do të bëjë për të ardhmen por do ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës, sepse do të kishte punë me drejtësinë. Nëse zgjedhjet nuk do të ishin goditur,askush me bilancin e tij të zi nuk do të kishte shansin të dilte në foltore  as të ishte në këtë sallë. Sigurisht ai që qëndron ulur këtu mbrapa do të thotë se Shqipëria po ecën mirë, falë veprave të  kësaj qeverie, e me radhë e me radhë. A janë këto subjektive. Për t’i dhënë pëfitimin e dyshimit me lejoni të ja bëjë autopsinë kufomës së kësaj qeverie. Fillojmë me bankën botërore që sipas së cilës, Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan, vazhdojmë me EUROSTAT, që Shqipëria është vendi më I fundit në Evropë, shqiptarët kanë pagën më të ulët, dhe konsumin individual më të vogël. Vijnë edhe shifrat për eksodin masiv të shqiptarëve. Ky është realiteti. Në vend që të ulni kokën dhe të kërkoni falje, keni paturpësinë të rrihni gjoksin. Shqipëria cilësohet nga DASH si vendi më I korruptuar. Banka Botërore të rendisin të dytin në botë, për nivelin e ryshfetit, për shifra tre herë më të larta se në vitin 2013. Je në listën gri  Manival, për një nga specialitete e tua për pastrimin e parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here