77 vota pro dhe 53 kundër, parlamenti votëbeson qeverinë Rama 3

0
242

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot rreth orës 06:40 qeverinë “Rama 3”,  për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të ministrave.

Projektvendimi u miratua duke i dhënë kështu votëbesimin qeverisë “Rama 3.”

Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Pas votimit pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta.

Votimi erdhi pas një seance maratonë diskutimesh e cila nisi pasditen e 16 shtatorit dhe përfundoi rreth orës 06:00 të 17 shtatorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here