Saturday, July 27, 2024
Home Arsim Kushi takim me drejtuesit e zyrave vendore arsimore: Viti i ri shkollor...

Kushi takim me drejtuesit e zyrave vendore arsimore: Viti i ri shkollor nis me respektimin e masave anti-COVID në çdo shkollë

0
1016

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, për të diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

“Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”- shkruan ministrja.

Ajo informon se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor dhe që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here