Kim ‘mesazh’ tjetër Berishës: SHBA serioze në luftën me korrupsionin, do ndihmojmë për një Shqipëri më demokratike

0
737

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka përcjellë një tjetër mesazh Sali Berishës pasi deklaratave të këtij të fundit nga qyteti i Fierit.

Ambasadorja Kim përmes  një postimi në Twitter ka theksuar edhe një herë se SHBA është serioze në çështjet e korrupsionit në rastet kur liderët dhe zyrtarët e lartë janë të përfshirë.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Amerika ka qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit dhe ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” shkruan Kim në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here