Noka i ashpër me Bashën: Të kontrollojë artikulimin, Kuvendi i PD-së do të mblidhet kundër tij, jo SHBA-së

0
584

Deputeti, Flamur Noka, në një prononcim për mediat para selisë blu foli me një retorikë të ashpër ndaj kreu të PD-së Basha.

Ai tha se i ka bërë të qartë Bashës se Kongresi dhe Kuvendi i PD do të mblidhen.

Noka: Kryetari duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturit proamerikanizëm të kryetarit dhe të shpallë anëtarësinë antiamerikane. I bëra me dije se Kongresi i PD do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së anëtarëve të PD. I bëra me dije se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e  anëtarëve të PD për tu shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here