Presidentja e KE-së, mesazh rajonit para vizitës treditore: Ndajmë të ardhmen e përbashkët europiane

0
416

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përcjellë një mesazh në twitter para nisjes të turit treditor në Ballkanin Perëndimor, nga data 28-30 shtator.

“Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani, duke kapërcyer COVID së bashku, duke investuar në mënyrë strategjike, duke u dhënë mundësi të rinjve tanë” shkruan ajo.

Ndalesa e parë e presidentes së KE-së do të jetë Tirana.  Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të mbahet në orën 08: 50 në Pallatin e Brigadave.

Gjatë vizitës do takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta. Në Tiranë do të qëndrojë deri pasdite dhe pastaj do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here