Sot i jepet lamtumira policit të vrarë në krye të detyrës

0
919

Saimir Hoxha, 44 vjeç me detyrë nënkomisar mbeti i vrarë në krye të detyrës ditën e djeshme (28 shtator) në Lezhë pasi u qëllua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Policia e Shtetit bëri me dije  se homazhet në nder të oficerit të vrarë do të mbahen ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Saimir Hoxha, 44 vjeç babai i dy fëmijëve ishte nisur në aksionin antikanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë.

Në një rrugë policët janë përballur me një automjet të dyshimtë.

Menjëherë i kanë dhënë sinjal për të ndaluar dhe pranë makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama, është afruar Saimir Hoxha ndaj të cilit Rama ka qëlluar me armë zjarri. Plumbi e ka goditur në zemër efektivin nga Puka.

Autori arriti të largoj menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa kolegët e Hoxhës ndaluan 2 miqtë e Aldit me të cilët ishte në makinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here