Me 13 klandestinë drejt Kosovës, arrestohen dy të rinjtë

0
469

Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në Lezhë. Në pranga kanë rënë dy të rinj, njëri nga Fushë Kruja e tjetri nga Durrësi.

Ata u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

“Pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetet  tip “Volkswagen” dhe “Citroen” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuam punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës” njoftoi policia.

Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin dhe Munaz, Mirditë duke transportuar me automjetet  e tyre  “Volkswagen ” dhe ” Citroen”, 13  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here