Arrestohet xhaxhai i Aldi Ramës, theu “arrestin shtëpiak”

0
861

Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha më 28 shtator ishte me precedent të mëparshëm penal. Për 21-vjeçarin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” masë e cila nuk u zbatua nga Rama.

Burime bëjnë me dije se jo vetëm Aldi Rama, por edhe xhaxhi i tij ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak.”

Gjykata kishte vendosur arrest shtëpiak për xhaxhain e 21-vjeçarit pasi ishte arrestuar për tregti të lëndëve piroteknike. Ai është arrestuar dhe ditën e sotme do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjatë kontrollit të banesës nga policia ditën e vrasjes së nënkomistrit Hoxha, ai nuk është gjetur aty. Baki Rama u arrestua në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, por më pas Gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here