Drejt Kosovës me makinën plot me klandestinë, arrestohet në Mirditë 28-vjeçari nga Durrësi

0
502

Një 28-vjeçar me banim në Durrës u arrestua në Mirditë duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shtetasi E.Ç me i transportonte klandestinët me një automjet tip “Toyota ” drejt Kosovës.

“Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin e tij  “ Toyota”, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë,  për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here