Kërkoi fjalën për replikë, Basha kapet me Nikollën: Mos u bëj si Lenka Çuko. Merr komanda me butona nga regjisori, respekto procedurën

0
561

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një replikë në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk i kurseu kritikat për kryeparlamentaren Lindita Nikolli.

Ai i kërkoi Nikollës që të respektonte procedurën, dhe se mos të merrte urdhra nga kryeministri Edi Rama.

“Unë e kuptoj se je mësuar që të marrësh komanda me urdhra dhe butona, por kjo nuk është mbledhja e Asamblesë së PS, as mbledhje orligarësh që të bësh gjërat si ke dashur, por këtu është Kuvend. Këtu e para punës nuk kishte të drejtë që të çohej zonja me fletën e parapërgatitur që e kishte bërë regjisori. Askush si përmendi emrin. Këtu është me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz. Se gjysma prej jush nuk do të ishte këtu.

Se ku do isha unë e di unë mirë, se ta tregoj dhe unë ty. Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hije të Lenka Çukos. Procedura s’të jep të drejtë që ta kthesh kuvendin në kotec. Por ndoshta ju keni hyrë për të tillë, por ne jo. Harroheni! Ndaj nëse s’do të ndash përgjegjësitë ti, përgjegjësi për shkatërrimin me gjithë pasoja të asaj që është themeli i Kuvendit, ku është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit rigoroz. Nëse s’je aty si dicpecer i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë që ke premtuar në media; respekto procedurën. Replika i takonte kryetarit të opozitës. Megjithatë, duke respektuar që të kesh reflektim, pasi pasojat bienë mbi ty, pasi je skllavja morale e atij që të ka vënë. Se nuk të votuam ne, por thelbi është që të shmangeni nga reformat. Për të ndërtuar një burg në mendjen tuaj. Në vend që të mendoni se çfarë mendoj unë, reflektoni.”, tha Basha.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here