Një punë 10 vjecare/Studiuesi Tafilica promovon librin ‘’Tradita e lundrim-peshkimit në ujrat e Shkodrës”

0
3583

 

Studiuesi Zamir Tafilica i ftuar ne emisionin ‘’Pasdite ne Tv1’’ promovoj librin e tij ‘’Tradita e lundrim-peshkimit ne ujrat e Shkodres.

Tafilica: Eshte nje liber studimor. Ky liber ne fakt ka qene nje pune e madhe ne grumbullimin e materialit, sistemi dhe botimit, por vlerat e verteta i ka Shkodra e cila eshte e pashtershme persa i perket tradites dhe kultutres. Eshte nje pune qe ka nisur prej 10 vitesh dhe me ne fund erdhi koha e botimit te tij. Eshte nje liber qe perfshine nje histori te gjate qe ne gjurmet e para te jetes njerezore qe jane gjetur ne trojet shqiptare per mjete e peshkimit. Futet ne disiplinen e etografise dege e histories. Libri eshte ndare ne dy pjese qe eshte tradite e lundrimit dhe pjesa e dyte i dedikohet tradites se peshkimit.Libri eshte i shoqeruar me shume ilustrime dhe foto qe jane edhe para histories se Marubeve te fillimit te shekullit te 19 te studiuesve nga Austria apo dhe Gjermania qe japin informacion ne lidhje me ujrat dhe aktivitet njerzore qe jane zhvilluar. Metoda moderne e internetit me ka ndihmuar pasi ka pasur materiale qe ne bibliotekat tona nuk i kam gjetur ndersa tek ato jashte do te ishte nje kosto investimi e madhe prandaj edhe ne internet kam gjetur burime qe me kane lehtesuar punen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here