Meta viziton Akademinë e Studimeve Albanologjike: Krenar dhe i emocionuar mes dëshmive historike evropiane të kombit shqiptar

0
198

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Akademinë e Studimeve Albanologjike, nga ku ka shprehur vlerësime për ekipin e mrekullueshëm të akademikëve, profesorëve dhe restauratorëve, të cilët punojnë me shumë përkushtim, për të ruajtur dhe promovuar një trashëgimi historike dhe kulturore të jashtëzakonshme.

‘Të shohësh nga afër kryeveprat dhe dëshmitë e forta të civilizimit të hershëm europian të kombit shqiptar, autokton në trojet e veta, është vërtet një ndjesi e papërshkrueshme krenarie dhe emocionesh’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Të shohësh nga afër kryeveprat dhe dëshmitë e forta të civilizimit të hershëm europian të kombit shqiptar, autokton në trojet e veta, është vërtet një ndjesi e papërshkrueshme krenarie dhe emocionesh.

Ishte një kënaqësi shumë e veçantë të vizitoja sot Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe të bisedoja hapur me Profesor Luan Përzhitën dhe ekipin e mrekullueshëm të akademikëve, profesorëve dhe restauratorëve, të cilët punojnë me shumë përkushtim, për të ruajtur dhe promovuar një trashëgimi historike dhe kulturore të jashtëzakonshme, e cila duhet të jetë një prioritet edhe më i rëndësishëm mbarëkombëtar, për të gjitha institucionet shtetërore dhe jo vetëm.

Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meriton të fuqizohet dhe të mbështetet më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here