Prezantohet ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë, Meta: Përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore

0
502

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishin.

Meta ka uruar ambasadorin Durmish për detyrën, ndërsa e siguroi atë për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit Durmishi dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti Meta theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Gjithashtu Meta u shpreh se së bashku duhet të punojnë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugën e integrimeve europiane të dyja vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here