Grupi i OBSH rekomandon dozën e tretë të vaksinës për personat me imunitet të dobët

0
704

 

Personat me sistem imunitar të dobët duhet të marrin dozën e tretë përforcuese të Covid-19, tha të hënën (11 tetor) grupi këshillues i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Drejtoresha për vaksina e OBSH-së, Kate O’Brien, tha se doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja.

O’Brien tha se kjo nuk vlen për të rriturit e shëndetshëm, që kanë reagim normal imunitar ndaj vaksinimit dhe nuk kanë sëmundje të tjera.

Studimet kanë treguar se mbrojtja nga vaksinimi te njerëzit mbi 65 vjeç zvogëlohet më shpejt, sesa te të rinjtë.

OBSH-ja u bëri thirrje qeverive që kanë shumë vaksina, që të mos iu ofrojnë ato personave nën 65 vjeç, por t’iu japin vendeve që nuk kanë doza të mjaftueshme për t’i vaksinuar njerëzit në nevojë.

Deri më 12 tetor, në të gjithë botën janë dhënë mbi 6.4 miliardë vaksina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here