Humbja ndaj Egnatias, jep dorëheqjen trajneri i Laçit…

0
713

Pas humbjes ndaj Egnatias me rezultatin minimal 0-1 në shtëpi, në mikrofonat e “SuperSport”, trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç jep deklarata lamtumire teksa thotë se nëse kjo punë ka shkuar kështu atëherë fati i trajnerit dihet:

“Ne kishim tre-katër raste për gol, por nuk shënuam dhe në pjesën e dytë nuk ishim aty. Nuk besoj se e kemi merituar këtë humbje, por në futboll ndodhin.

Është e vështirë, unë e kam thënë që dy pikë për 5 ndeshje nuk është situata. Kemi pasur gabime, por e vërteta është që ne kemi vetëm dy pikë.

Është e qartë që nëse një klub nëse ndodhet në këtë situatë atëherë skuadra duhet të japë përgjigjet e duhura. Jemi stërvitur shumë, por kur skuadra nuk fiton fati i trajnerit dihet. Falënderoj të gjithëve që besuan te unë dhe tek profesionalizmi im. Duke parë këtë situatë fati i trajnerit dihet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here