“Trafikimi i Qenieve njerëzore”, gjimnazistët e “Jordan Misja” fitues të debatit mes shkollave në Shkodër

0
503

Nenesit e gjimnazit “Jordan Misja” ne Shkoder jane shpallur fitues te nje debati me teme trafikimi i qenieve njerezore. Ata ishin te ftuar kete mengjes ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per te folur me shume rreth ketij debati dhe temes se diskutuar.

Nikol Xhenxhafili: Nje aktivitet qe zhvillohet vit pas viti, kete here ishte ne formen e nje debati dhe tema ishte kunder trafikimit te qenieve njerezore. Mund te them qe ishte nje eksperience e bukur ku ne arritem te shkembenim ide me njeri tjetrin per te dhene edhe nje mesazh sensibilizues per te gjithe qe ishin te pranishem.

Enton Tirana: Jemi pergatitur nje jave per kete debat . Nje kohe jo shume e gjate duke patur parasysh temen. Persa i perket minimizimit si dukuri aritem t’ia dilnim. Sa i perket trafikimit jane forma te ndryshme, duke nisur nga trafikimi i femrave, prostitucioni, trafikimi i organeve, i femijeve, abuzim seksual ose pune e shume te tjera.

Klara Kinaj: Ne kemi bere edhe trajnime me mesues dhe psikologe te shkollave te ndryshme, jemi pergatit edhe ne shkolle, kemi gjetur informacione dhe kemi dhene maksimumin tone ne diten e debatit me te gjitha informacionet e dijenit qe ne kishim marre. Ky debat vlejti per shume gjera, per barazine gjinore, levizja e lire qe ndikon, me faktore psikosocial, ineterneti dhe rrejtet sociale qe ndikon ne trafikimin e qenieve njerezore.

Marsi Kruja: Sa i perket rritjes apo minimizimit te ketij fenomeni, po te flasim globalisht vazhdon thuajse me te nejtat ritme siç mund te jene vendet e lindjes se mesme, por nese flasim per vendet europiane mund te themi qe rastet mund te jene me te pakta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here