7 viktima dhe ulje e raste të reja dhe e shtrimeve në spitale nga Covid-19

0
476

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 qytetarë. ”Një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 1930 testime, kanë rezultuar pozitivë 197 qytetarë. ”93 në Tiranë, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin”.

Janë 7,717 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 197
Të shëruar në 24 orë 229
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1930
Testime totale 1,308,267
Raste pozitive 185,497
Raste të shëruara 174,849
Raste aktive 7,717
Humbje jete 2,931

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3945
Fier 858
Durrës 565
Shkodër 492
Elbasan 361
Vlorë 359
Gjirokastër 293
Berat 258
Lezhë 199
Korçë 193
Kukës 119
Dibër 75

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here