Baste e loto në Tiranë, 5 persona përfunduan në pranga, 3 në kërkim

0
399

 

Vetëm në pak ditë 3 ambiente që shërbenin për vendosjen e basteve sportive u goditën nga policia e Tiranës duke çuar prapa hekurave 5 persona si dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.  Por si vendosen skedinat ne lokalet e basteve.

Lotot dhe bastet ka gjetur terren të përshtatshëm në kryeqytet.

Policia ka finalizuar një operacion të zhvilluar në 3 lokale.

5 perona përfunduan ne pranga, 3 do hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 3 të tjerë në kërkim .

Të arrestuarit janë kryesisht pronarët e lokaleve te basteve sportive.

Në këto ambiente, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Po ashtu policia i vuri sekuestro pajisjeve për piratimin e sinjaleve televizive.

Përdoruesit, sipas policisë, instalonin në celularët e tyre, programe në të cilat vendosej lotot dhe qëndronin në ambientet e lokalit për orë të tëra.

Po sipas policisë, vendosja e një skedinë bëhej nëse ishe klient i rregullat i atij lokali por edhe në rast miqësie  me personat qe administronin bastet .

Policia e shtetit gjatë 9 mujorit të parë ka evidentuar 259 vepra penale me 333 autorët të implikuar.

142 persona kane përfunduar në pranga ndërsa 178 u hetuan në gjendje të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here