Makina del nga rruga dhe përplaset me plepin, ndërron jetë pasagjeri 23-vjeçar, plagoset shoferi

0
827

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar në rrugën Plepa-Romanat.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep”, thotë policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here