Thursday, November 21, 2024
HomeEkonomiRaporti i Bankës Botërore: Vala e re e emigracionit e të rinjve,...

Raporti i Bankës Botërore: Vala e re e emigracionit e të rinjve, shqetësim për fuqinë punëtore

-

Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore vuri në dukje Banka Botërore në raportin e fundit për zhvillimet rajonale.

Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon.

Megjithëse rritja potenciale në Ballkanin Perëndimor pritet të forcohet gjatë viteve 2022–2030, ajo do të jetë nën presionin e zhvillimeve të brendshme rajonale.

Banka vlerëson se tendencat e pafavorshme demografike do të ndikojnë negativisht perspektivat e rritjes në Ballkanin Perëndimor.

 

 

Plogështia në përmirësimin e cilësisë institucionale, perceptimi i dobët mbi efektivitetin e qeverisë dhe kontrollin e korrupsionit, mungesa e mundësive për punë cilësore, rritja e informalitetit, rritja pabarazisë kanë përkeqësuar çështjet strukturore afatgjata, si p.sh. pakësimi i ofertës së punës nga plakja dhe emigrimi, analizon Banka Botërore.

Kufizimet mbi tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja, zhvillimin e sektorit privat dhe produktivitetin e firmave.

Në një analizë të mëparshme për potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, Banka vuri në dukje se, treguesit e produktivitetit të punës në Shqipëri kanë ngecur që nga viti 2009 dhe janë shumë nën mesataret, si për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) ashtu edhe shtatë vendet e vogla të tranzicionit nga ekonomitë e Europës.

Dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë.

Ndërkohë, flukset hyrëse të konsiderueshme të remitancave po dekurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore.

Të dhënat mbi azilkërkuesit në BE dhe Britaninë e Madhe tregojnë se tendencat e largimit nga Shqipëria janë rritur dy vitet e fundit pas pandemisë.

Trendi është përshpejtuar këtë vit pas vënies në funksion të një kanali të ri emigrimi nga Franca ne Britani të Madhe me gomone. Mbi 15 mijë azilkërkues shqiptare u regjistruan në 6-mujorin e parë në BE dhe Britani.

Një anketë e INSTAT në vitin 2019 ka zbuluar se nga viti 2011 deri në vitin 2019 kanë emigruar nga vendi 360 mijë persona. Gjithashtu nga të dhënat e Eurostat, nga viti 2008 deri në 2021-n rreth 750 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. /Monitor.al

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts