Thursday, December 26, 2024
HomePolitikëNjë muaj para zgjedhjeve, Rama premton rritje të pagës mesatare

Një muaj para zgjedhjeve, Rama premton rritje të pagës mesatare

-

Kryeministri Edi Rama vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit premtoi rritje të pagës mesatare, ndërsa foli për një shifër 900 euro.

Ai tha në një komunikim me gazetarët se pensionistëve në prill do iu jepet 5 mijë lekë të reja plus pensionin e tyre.

“Do flasim për një rritje pagash që synon ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synojmë të realizojmë një target të një page mesatare prej 900 eurosh që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në mundësi të njerëzve dhe pas rritje së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Do të kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë të shkallëzuar, detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit, për një periudhë për 15 vitet e ardhshme. Do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve me 7%. Ndërkohë që mjekëve specialistë paga iu rrit me 50 mijë leke të reja çdo muaj. Më pas do shkojmë te rritja e konsiderueshme. Për të tjera kategori do kemi rritje të tjera. Jemi në kushtet kur mund t’ju themi se pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë. Sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por dhe informimin konkret se për pensionistët do ketë dhe 5 mijë lekë të reja që do shkojnë bashkë me pensionet që do marrin herën e ardhshme.”, tha ai.

Ndërkohë pyetjes nëse këtë vendim e lejon kodi zgjedhor pasi merret pak para fushatës, Rama e hodhi poshtë.

 

“Këto janë çështjes dhe zotime që janë marrë denbabaden dhe nuk kanë lidhje me kodin zgjedhor dhe zgjedhjet. Për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për një mijë e një arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe nga kjo histori ndryshimi kanë marrë më pak, s’duhet t’i shkojë në mendje askujt ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi siç ekzistonte dhe më parë, se qeveria është aty, në mbrojtje të të gjithë familjarëve, dhe bizneseve të vogla. S’mund t’u them se do prisni disa muaj se kanë vendosur partitë, ato kinezëritë. I respektojmë ato kinezëri që i kemi bërë vetë, por s’mund t’i shkojë ndërmend njeriu që mund të na pengojë ne të bëjmë këtë gjë për pensionistët.”, pohoi Rama.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts