Sunday, July 7, 2024
HomeAktualitetSot me 02.07.2023 Policia Bashkiake ka ndërmarrë veprime konkrete në terren

Sot me 02.07.2023 Policia Bashkiake ka ndërmarrë veprime konkrete në terren

-

Në zonën e plazhit tëVelipojës, në disa drejtime:
●për lirimin e hapësirave publike të zëna nga shitës të ndryshëm ambulant.
Konkretisht është ndërhyrë në rrugën nr. 2 që lidh plazhin me rrugën automobilistike dhe në parkingun publik përballë godinës së ish-komunës.
●Gjithashtu shitësit e fruta-perimeve u vendosën në tregun e caktuar për ta nga ana e Bashkisë Shkodër.
● Disiplinimi i tregtarëve ambulantë (industrialë) në sheshi e shatërvanit në qendët të plazhit Velipojë, duke i vendosur me numra sipas vende të 21 ambulantëve.
●Në vijim të komunikimit të bërë gjatë ditës së djeshme u kontaktuan të gjithë subjektet, të cilët shprehen gadishmërinë që vullnetarisht të lirojnë hapësirat e plazheve publike brenda ditës së nesërme 03.07.2023.
Patrulla e Policisë Bashkiake me shërbim në qytet ka kryer patrullime të vazhdueshme në rrugët dhe bulevardet ku ditë më parë është ndërhyrë në kuadër të planit të masave në zbatim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë për lirimin e hapësirave publike.
Gjatë punës janë dhënë 2 masa administrative:
1 për zënie të hapësirës publike (nga ambulatët) me vlerë 2.000 lekë
1 masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me vlerë 1.000 lekë.
Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe ju sigurojmë se kjo nuk është një fushatë aksionesh sporadike, por një qasje e përhershme e Bashkisë, që në zbatim të ligjit, do të ndërhyjë kudo ku abuzohet me qytetarët, mjedisin dhe hapësirat publike.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts