Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbledhin nesër grupet Parlamentare.
Mësohet se mbledhja e grupit Parlamentar të PS do mbahet në orën 12:00, ndërsa e grupit të PD do mbahet në orën 18:00.
Mbledhja e grupeve parlamentare vjen një ditë para seancës konstituive të Kuvendit. Parlamenti i ri pritet të mblidhet të shtunën në orën 10:00 në seancën e parë konstituive për të hapur kështu sesionin e ri, ndërsa do ketë dy seanca.
Paradite në orën 10:00 pritet të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa pasdite në orën 18:00 pritet të bëhet zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe betimi i 140 deputetëve të rinj.
Betimi i qeverisë së re pritet të ndodhë në nisje të javës ndërkohë konferenca e kryetarëve do të vendosë për seancën e radhës, gjatë së cilës kryeministri Rama do të prezantojë programin e ri të qeverisë.