Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetItalia punëson infermierë nga Shqipëria, Debati përtej Adriatikut: Po punësohen me një...

Italia punëson infermierë nga Shqipëria, Debati përtej Adriatikut: Po punësohen me një kurs online

-

Infermierë shqiptarë të diplomuar në shkollat e universitetet shqiptare mund të punojnë në Itali. Italia ka nevojë për infermierë e i ka hapur dyert profesionistëve nga vendet ekstrakomunitare. Kontigjenti i parë i infermierëve shqiptarë ka mbërritur në Trentino Alto Adigje e të tjerë priten të vijnë në rajone të tjera italiane.

Por ç’ka po ndodh ka shkakuar reagimin e shoqatës së inferimerëve italianë Nusing Up që informojnë se nuk kanë asgjë kundër infermierëve shqiptarë o ekstrakomunitarë por janë mjaft kritikë për përgatitjen e tyre me një kurs të thjeshtë online për t’u qasur në sistemin shëndetësor italianë qoftë publik e privat.

Fushata e punesimit

Prej disa javësh në Itali ka nisur një fushatë punësimi për infermierë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian, me kërkesë të strukturave shëndetësore private e publike e koordinuar nga autoritete lokale e kooperativa sociale që operojnë në këtë sektor.

Shtatë infermierë shqiptarë të sapo diplomuar në Universiten Zoja e Këshillit të Mirë në Shqipëri, sapo janë punësuar në rajonin e Trentino Alto Adige, 36 infermierë të tjerë shqiptarë e tunizianë do të punësohen në Ravenna e të tjerë priten të vijnë gjatë javëve të ardhshme.

Qëndra të asistencës mjekësore në Itali që mikpresin me mijëra të moshuar e të sëmurë që kanë nevojë të përhershme 24 orëshe për kura e terapi, vuajnë nga nungesa e personelit të specializuar infermieristikë e po ashtu emergjenca pandemike ka theksuar këtë nevojë në sistemin shëndetësor, në të gjithë territorin kombëtar.

Duhen 63 mije infermiere

Në Itali mungojnë rreth 63 mijë infermierë e gjatë dy viteve të ardhshme është stimuar se janë rreth 30 mijë infermierë që do të shkojnë në pension.

Kjo mangësi kushtëzon shërbimin e sigurinë e shëndetit publik e mjaft rajone italiane po organizohen të plotësojnë këto kërkesë duke punësuar infermierë nga vendet e treta si Shqipëria.

Rajoni i Lombardisë ndër më i prekuar nga pandemia globale informon se ka një mungesë prej 9500 infermierë gjë që ka vënë në krizë sistemin shëndetësor publik e privat. Shoqata e spitaleve private të këtij rajoni e cila përfaqëson rreth 520 struktura shëndetësore përmes Presidentit të saj Dario Berretta informon se propozimi i tyre për të përballuar këtë emergjencë personeli “është futja në sistemin publik e privat të infermierëve profesionistë nga vendet ekstrakomunitare me mundësinë e ushtrimit të profesionit dhe pse nuk janë diplomuar në Itali. përmes një shtojcë ligjore deri më 31 dhjetor 2024.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts