Friday, December 27, 2024
HomeEkonomiIndeksi i Sundimit të Ligjit, Shqipëria bën hapa pas, përkeqësohet korrupsioni, rendi...

Indeksi i Sundimit të Ligjit, Shqipëria bën hapa pas, përkeqësohet korrupsioni, rendi dhe siguria

-

Shqipëria ka rënë me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022 publikuar nga worldjusticeprojetc, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të disa prej aspekteve më domethënëse të lidhura me ligjin dhe të drejtën.

Indeksi për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vendin e 87 mes 140 vendeve teksa në vitin 2021 ajo renditej në vendin e 84.

Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve ku i pari është ai i kufizimeve në kompetencat e qeverisë që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese limitohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit.

Ky faktor përfshin edhe sesa i lirë është shtypi duke mbetur jashtë kontrollit të qeverisë Në këtë tregues Shqipëria renditet e 105 mes 140 vendeve ndërsa një vit më parë në këtë tregues renditeshim të 109-et.

 

 

Mungesa e korrupsionit është treguesi i dytë që merret në analizë dhe mban parasysh tre forma: ryshfetin, ndikimin e papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimi i fondeve publike dhe burimeve të tjera.

Shqipëria renditet në vitin 2022 në vendin e 107 ndërkohë që një vit më parë në atë të 105-të.

Qeveria e hapur është treguesi i tretë dhe merr në analizë aspektin se deri në çfarë pike qeveria është transparente duke ndarë informacion , fuqizon njerëzit me mjete për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë dhe nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet e politikave publike. Në këtë tregues Shqipëria renditet e 84 ndërkohë që një vit më parë në vendin e 82.

Treguesi i katërt për të drejtat themelore ndalet në atë sesa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij ku renditemi në vendin e 63 nga vendi i 62 që ishim në 2021.

Rendi dhe siguria është treguesi i pestë merr në analizë sesa shoqëria garanton sigurinë e njeriut dhe të pronës ku për 2022 renditemi në vendin e 50 nga vendi i 47 që ishim më herët.

Zbatimi i rregulloreve ndalet në masën në të cilën rregulloret zbatohen në mënyrë të drejtë dhe efektive në vend dhe janë treguesi i 6 i indeksit. Shqipëria renditet në vendin e 112 ndërkohë që në vitin 2021 ishte në vendin e 107.

Drejtësia civile është e shtata në radhën e treguesve dhe mban parasysh nëse njerëzit e zakonshëm mund t’i zgjidhin ankesat e tyre në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive nëpërmjet sistemit të drejtësisë civile. Në këtë aspekt renditemi për 2022 në vendin e 98  teksa një vit më parë në vendin e 92.

I fundit është treguesi i të drejtës kriminale dhe ky është një skanim i sistemit të drejtësisë duke përfshirë nga policia tek avokatët, prokurorët, gjyqtarët apo policia e burgjeve.

Treguesi sheh sesa efektiv është sistemi dhe sa garanton ai gjetjen  e të drejtës dhe dënimin e personave për vepra penale kundër shoqërisë. Për vitin 2022 renditemi në vendin e 81 duke rënë me një pozicion nga viti i kaluar./Monitor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts