Në Asamblenë e Partisë Socialiste ditën e nesërme do të prezantohen disa nga emrat e zv/Ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2”.
Ashtu siç pritej edhe më parë, Artemis Dralo do të jetë zv/ministre e Punëve të Jashtme. Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për Balkanweb se Besa Spaho po diskutohet tek Ministria e Bujqësisë, pasi mund të ketë 3 zv/ministra.
Ministria e Energjetikës besohet të ketë 4 zv/ministra ndërsa ajo e Ekonomisë tre, mes të cilëve rikonfirmohet Ervin Mete.
Ndërsa Rovena Voda ka qenë që në kohën që Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri, ashtu edhe tani me Fatmir Xhafajn.