Jo vetëm gjatë ditës, por edhe natën ka vijuar proçesi i dezinsektimit të mjediseve publike ku rreziku për vatra infeksionesh është i lartë. Tek shtëpia e mushkonjës në Shkoder dhe e gjithë zona në afërsi të liqenit ishte ndalesa e radhës e grupeve të punës të udhehequra nga specialistët e shendetit publik. Specialistët që po merren në terren me këtë proçes thonë se lufta duhet të bëhet e integruar, prandaj çdo dy javë deri në fund të tetorit ata do të kryejnë dezinsektimin e zonave të listuara problematike.
Pas qytetit të Shkodres, puna do të vijojë në zonat turistike, ku me fokus të veçantë mbetet Velipoja atje ku është edhe fluksi më i lartë i pushuesve. Gjatë stinës së verës, sëmundjet dhe shqetësimet që shkaktohen nga artropodet dhe veçanërisht nga insektet, përbëjnë një problem të rëndësishëm për shëndetin. Ndaj, sipas dezinsektimi është një proces i rëndësishëm dhe efikas, sidomos kur zbatohet me përpikmëri. Procesi i dezifektimit ka rifilluar në vendin tonë në masë në vitin 2014, kryesisht në zonat bregdetare publike dhe më tej në disa zona të tjera.