Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së poetit Dom Ndre Mjeda, në qëndren Muzeale në Kukel ku per vite të tera poeti ka shërbyer si proft katolik, është organizaur një veprimtari përkujtimore. Për drejtuesin e Qëndres Muzeale Dom Ndre Mjeda në Kukël, famullitarin e kësa zone Dom Nikë Ukgjini, ky vend është kthyer në një atrakcion jo vetëm turistik por edhe për studjuesit….
Ukgjini shton se e vecantë është edhe pjesëmarrja e studjuesve që janë pjesë e seminarit të gjuhës shqipe në prishtinë në këtë qëndër….
Qëmdra Muzeale Dom Ndre Mjeda është projektuar dhe ndertuar nga vetë poeti. E ndërsa u rikonstruktua dhe u vu në shërbim të besimtarëve por edhe në shërbim të studjuesve. Pjesë e këtij muzeu janë reliket që I përkasin poetit por edhe tryeza e tij e cila është rikonstruktuar plotësisht.