Tonin Frroku, shkodrani qe ka mbi 35 vite ne Korçe por Shkodra dhe Vllaznia jane te parat

0
2148
 Ka mbi 35 vite qe jeton ne Korçen e bukur por Tonin Frrokut, gazetarit te njohur shqiptar, zemra i “rreh” vetem per Shkodren. Thuajse ne cdo ndeshje mes Vllaznise dhe Skenderbeut, ai udheton nga Korça per te ndjekur nga stadiumi “Loro Boriçi” perballjen mes skuadres se tij te zemres dhe skuadres qe perfaqeson qytetin ku ai jeton prej shume vitesh. Edhe kete te shtune ai nuk mungoi ne tribunen e gazetareve ku shijoi fitoren e Vllaznise.
 “Unë sa herë vij në këtë stadium ndjej emocione. Sa herë vij për Vllazninë… Më vjen keq për këtë Vllazni. Është një skuadër që në pjesën e dytë ishte e paktë në reagimin e vet. Realisht si cilido shkodran, edhe unë nuk ndihem mirë.

Unë uroj të ketë dëshirë për Vllazninë që të ecë përpara, cilido që do të investojë për klubin shkodran. Sic ishim në sezonin e kaluar në ‘përpëlitje’, edhe vëmendja financiare është e vogël. Uroj që Vllaznia të ngrihet në nivelin që duhet të jetë”, është shprehur Frroku pas fitores se kuqebluve ndaj Skenderbeut.

Nese nuk e njeh dhe kerkon te takosh Tonin Frrokun ne Korçe eshte shume e lehte ! Eshte ai personi qe ne skajin me jug-lindore te Shqiperise, flet nje gjuhe “shkodranshe” te kthjellet e te paster, ne mes te korçareve aq sa ne qytet shpesh here nuk mungojne batutat se Tonini u ka mesuar “shkodranshen” edhe vete qytetareve te Korçes. Pa harruar se Tonin eshte babai i dy te talentuarve Harold dhe Mateus Frroku, ku ky i fundit njihet pre duetin e famshem dhe te suksesshem me Bujar Qamilin. Dashurine e tij per qytetin e Shkodres dhe per Vllaznine  ai e shpreh jo vetem ne jeten e perditshme me njerezit por edhe ne rrjetet sociale.

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here