Vetëm kopshtet dhe çerdhet që ka në administrim janë kompetencë e bashkisë Shkoder për të ndërhyrë. Mirëmbajtja e objekteve është detyrë kryesore thotë përgjegjësja e zyrës arsimore, rinisë dhe sportit në bashki Vinifreda Gazulli, e cila shton se në bashkëpunim me drejtorinë e kopeshteve dhe cerdheve egzistojnë komisione vlerësimi të procesit edukativ.
Po shihet mundësia e krijimit edhe e kopshteve e cerdheve të tjera, kjo sipas Gazullit ndikuar nga kërkesat që paraqiten prej prindërve.
Aktualisht në territorin e Bashkisë Shkodër janë rreth 80 kopshte dhe cerdhe, ndërsa institucionet private janë jashtë juridiksionit të pushtetit vendor.