Friday, May 3, 2024
HomeAktualitetMes frikes dhe pasionit per biçikleten?!

Mes frikes dhe pasionit per biçikleten?!

-

Shkodra njihet ndryshe si qyteti i biçikletave, mjeti nga i cili ndarja është e vështirë në të gjitha stinën e vitit. Por në verë përdorimi i saj rritet ndjeshëm, kjo për shkak të një sërë arsyesh. Megjithatë lëvizja në rrugët e Shkodres përherë e më shumë po kthehet në një mision të vështirë për shkak se mungojnë korsitë e biçikletave, ndërsa automjetet parkojnë sipas dëshirës, duke u bërë kështu edhe burim aksidentesh. Janë vetë qytetarët përdorues të biçikletës që po ndjehen çdo ditë të rrezikuar nga ky kaos në rrugë, për të cilin askush nuk vepron për t’i gjetur një zgjidhje të pranuar.

Dashuria e Shkodranëve për biçikletën është e hershme dhe në bazë të disa studimeve të kryera, sot rezulton një nga qytetet e para në rajon por edhe Europë për përdorimin e këtij mjeti në lëvizje. Megjithatë këtij pasioni dhe dëshire të qytetarëve nuk i kanë shkuar pas me të njëjtat ritme institucionet, që edhe sot nuk po gjejnë mekanizmat e duhur për t’i dhuruar hapësirat e munguara levizjes me biçikletë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts