Wednesday, May 8, 2024
HomeAktualitet1.2 mln leke per Maqedonine

1.2 mln leke per Maqedonine

-

1 orë me vonesë nisi mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodres nga orari i përcaktuar dhe për të plotësuar kuorumin u deshen telefonata të tëra dhe pritje pa fund.

U kthye thuajse në një telenovelë ku pyetej se kë këshilltar mund të thërrasim që të vijë më shpejt, për të mundësuar numrin e nevojshëm që të kalonte pika e vetme e kësaj mbledhje jashtë radhe, që kishte të bënte me akordimin e një fondi prej 1 milion e 220 mije mijë lekë të reja për lagjet Hasanbeg, Haraçinë, Çair Smilkovc dhe Stajkovc të Shkupit në Republikën e Maqedonisë, si solidarizim në përballimin e fatkeqësive nga përmbytjet e ndodhura në fillim të Gushtit. Madje këshilltarët nuk hezituan të shfaqin irritimin e tyre për moskorrektësinë e kolegëve.

Në orën 11.05 minuta pas telefonatave kuorumi u arrit dhe me shumicë votash këshilltarët miratuan fondin në fjalë që shkon për zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore në Maqedoni. Kjo nuk është hera e parë që këshilli bashkiak mblidhet sipas dëshirave të këshilltarëve të caktuar, duke mos respektuar orarin zyrtar. Rregullorja e përcakton qartë që 30 minuta është pritja zyrtare dhe më pas mbledhja mund të quhet e dështuar, pasi këshilltarët e pranishëm nuk janë të detyruar të presin më shumë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts