Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetDemtimet e investimeve publike s’ndalen

Demtimet e investimeve publike s’ndalen

-

Një ditë pas dëmtimit të radhës që ndodhi në rrugën muzeale të “Gjuhadolit” si pasojë e një aksidenti, ku një mjet u përplas me shtyllën e ndriçit, bashkia Shkoder e shesh me shqetësim situatën e krijuar në këtë zonë. Numri dy i bashkisë Dritan Meta gjatë një prononcimi për tv1 channel thotë se dëmtimet kanë qënë të shumta, prandaj po hartohet një plan pune për ndërhyrje jo vetëm në Gjuhadol por edhe lagjet e tjera. Por ai shton se mbi të gjitha nevojitet bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve që të tilla akte të shëmtuara të mos jenë prezente në qytetin tonë.

Zbulueshmëria nga ana e policisë për rastet e dëmtimeve në investimet publike ka qënë thuajse zero, megjithatë nënkryetari i bashkisë sqaron se bashkëpunimi egziston. Për rrugë të caktuara që të ketë efikasitet puna do të duhej të kishte monitorim me kamera, por kjo kosto është e papërballueshme për momentin.

Në vit vetëm nga dëmtimet e investimeve publike, fatura financiare për pushtetin vendor në Shkoder kap miliona lekë që të bëhet rikthimi në gjendjen e mëparshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts