Thursday, May 2, 2024
HomeSportCfare kaosi ne “Loro Borici” !

Cfare kaosi ne “Loro Borici” !

-

Pas largimit te drejtuesve te federates shqiptare te futbollit dhe punonjesve te tyre, radhen per ta “prekur” nga afer stadiumin e kishin stafi I bashkise Shkoder dhe I klubit Vllaznia. Qe ne ndeshjen e pare ra ne sy nje paaftesi totale per menaxhimin e ketij impjanti modern ndoshta edhe nga mos informimi apo trajnimi I administrates por qe ne te ardhmen mund te sjelle probleme te medha. Te gjithe ata persona qe paguan bileta per ne tribunen VIP nuk mund te futeshin ne zonen e caktuar per te pare ndeshjen pasi nuk funksiononin ashensoret. Figura te njohura te futbollit, persona te rendesishem, perfaqesues te FSHF-se por edhe vete presidenti I Kukesit Safet Gjici mbeten jashte per shume kohe pasi ashensori ishte e vetmja rruge per te derguar ne tribune. Sikur te mos mjaftonte kjo prezantimi I futbollisteve, I stafit drejtues u be vetem pas 20 minutash loje dhe duket se kishte problem me qendren e zerit. Ne minutat e fundit te lojes doli ne pah edhe ngerci I madh kur u fiken dritat dhe askush nuk dinte te jepte shpjegime. Stadiumi u perfshi nga erresira pasi u fiken prozhektoret dhe per 6 minuta kishte vetem kaos. Nga drejtuesit e OSHEE ne Shkoder behet e ditur zyrtarisht se perfaqesuesit e Vllaznise nuk kishin njoftuar as ndermarrjen e energjise elektrike per zhvillimin e ketij takimi edhe pse ka lidhje te drejtperdrejte. Nderkohe nje problem tjeter I madh qe nuk ka lidhje me menaxhimin e stadiumit u krijua ne zonen e jashtme. Qindra tifoze priten shume per te pare ndeshjen per shkak edhe te mungeses se informimit. Me rikonstruksionin e stadiumit, tashme ka te tjera kushte per te futur ne stadium dhe jo si me pare. Me pajisjen me bilete paraqitesh tek portat hyrese dhe vetem pas kontrollit elektronik te biletes,nese miratohet ajo, hapet porta qe lejon vetem 1 person te kaloje. E gjitha kjo procedure pa llogaritur edhe kontrollin fizik nga personeli I sigurise kerkon rreth 30 sekonda. Pra e gjithe rradha u krijua per shkak se te gjithe kerkonin te futeshin ne stadium 10 minuta para se te niste ndeshja dhe kjo eshte e pamundur. I gjithe ky kaos u krijua nga mungesa e informimit. Por shqetesime kishte edhe tek sporteli I blerjes se biletave. Ato dolen ne treg dy dite me pare ndersa qindra tifoze tentuan ti blinin ato ne prag te ndeshjes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts