Monday, May 13, 2024
HomeSportAda dhe Veleciku ne kategorine e pare ?!

Ada dhe Veleciku ne kategorine e pare ?!

-

Plot 12 klube të Kategorisë së Parë, nga Grupi A dhe B nuk kanë shlyer ende detyrimt e tyre në FSHF, për këtë arsye Federata e Futbollit, pas vendimit qarkullues të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur të shtyjë deri këtë të mërkurë te 14 shtatorit afatin e fundit për dorëzimin e detyrimeve financiare dhe ato të licensimit për kampionatin që pritet të nisë këtë fundjavë me datë 18 shtator. Sipas FSHF, nga njoftimi i fundit vetëm 2 klube kanë shlyer detyrimet e tyre ato janë Besa e Kavajës dhe Iliria e Fushë Krujës, të dyja i përkasin Grupit A, ndërsa vazhdojnë ende të kenë probleme, Adriatiku, Kastrioti, Burreli, Kamza dhe Shën Kolli. FSHF njofton se të gjitha skuadrat që nuk kanë plotësuar kriteret e licensimit, nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Gjithnje sipas burimeve zyrtare te institucionit me te lart te futbollit ne vend, këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive. Ne kete kushte rihapen dyert per skuadren e Ades se Velipojes e cila nje sezon me pare ra nga kjo kategori ndersa shanse te medha ka edhe ekipi I Velecikut te Koplikut. FSHF-ja ben te ditur se nuk do te kete asnje tolerim tjeter dhe skuadrat e kategorise se pare qe nuk plotesojne kushtet financiare do te perjashtohen duke u zevendesuar nga ekipe te nje lige me poshte. Adriatiku, Kastrioti, Burreli, Kamza dhe Shenkolli nuk arritur te plotesojne kriteret brenda nje periudhe me shume se 3 mujore dhe duket e pamundur qe ta bejne nje gje te tille per me pak se 24 ore. Pavaresisht ketij fakti, edhe Ada e Velipojes dhe Veleciku te kategorise se dyte jane dy klube qe kane probleme sa I perket shlyerjes se detyrimeve financiare ne FSHF por nese behet nje sforco atehere si dhurate ne kete fillim sezoni mund tiu behet rikthimi ne ligen e pare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts