Saturday, May 18, 2024
HomeSportShperblimi i sportisteve te ekipeve Vllaznia

Shperblimi i sportisteve te ekipeve Vllaznia

-

I ka cilësuar jo vetëm minimale dhe qesharake por edhe një turp shpërblimet që bashkia e Shkodres akordon për sportistët dhe ekipet e klubit shumësportesh Vllaznia. Këshilltari i lëvizjes socialiste për Integrim, njëherësh kryetar i komisionit të sporteve Viorensin Sinani duke ju referuar rezultateve të larta që ato kanë, por edhe lartësimit që po i bëjnë emrit të Shkodres, kërkoi që bashkia të reflektojë duke rritur shumat e akorduara.

Në të njëjtën linjë ishin edhe këshilltarët e djathtë e të majtë në këshillin bashkiak.

Kryebashkiakja Ademi argumentoi se këto shuma vijnë të përcaktuara bazuar në normativat ligjore dhe sipas saj kaq janë hapësirat e lejuara.

Në mbyllje kryetari i këshillit bashkiak Xhemal Bushati kërkoi që pagën e muajit çdo këshilltar t’ia kalojë sportit, me qëllim që fondi të jetë më i lartë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts