Sunday, May 19, 2024
HomeSportShqiperia para Spanjes dhe Italise

Shqiperia para Spanjes dhe Italise

-

Kombetarja e Shqiperise ka lene pas vetes kampione bote dhe Europe si Spanja dhe Italia te pakten deri ne mbremjen e dites se diele. Kuqezinjte kane fituar 0-2 ndaj Lihteshtejnit dhe fale barazimit te Spanjes dhe Italise renditen te paret me 6 pike. Ne Vaduz, djemte e De Biazit e gjeten golin ne minuten e 11-te pas nje goditje me koke te lojtarit me shtatshkurter ne fushe. Pas krosimit ne zone, Hyka I ndihmuar edhe nga portieri dergoi topin ne rrjete.Në të 24-tën, Lullaku i vendosur në shtyllën e dytë, vetem pak metra larg portës, goditi mbi traversë. Në të 37-tën, portën e kërkoi dhe Roshi por goditja e tij ishte shumë qëndrore, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me një zëvendësim të Kukelit, që u largua nga fusha për një problem fizik për Bashën. Në pjesën e dytë hyri në fushë dhe Lila për Abrashin. Ne minuten e 65 Basha harkoi mirë në zonë por goditja e Balajt nuk ishte ajo e duhura. Shënjestrën e tij Balaj e rregulloi në të 70-tën, por Jahle beri nje pritje spektakolare. Gjithsesi në aksionin pasardhës, shkodrani merr nje krosim perfekt nga shkodrani tjeter Hysaj dhe tashme mposht portierin vendas duke derguar topin ne rrjete. Minutat e mbetura deri në fund ishin thjesht një menaxhim rezultati me kuqezinjtë që marrin fitoren e dytë pas dy ndeshjeve të para. Tashme vemendja e tyre eshte diten e diele ku do te perballen ne Shkoder me kombetaren me te shtrenjte ne bote, Spanjen e Iniestes, Ramos dhe Pike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts