Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetBanoret e “Xhabijes” kunder bashkise

Banoret e “Xhabijes” kunder bashkise

-

Vijojnë ta kundërshtojnë projektin e bashkisë Shkoder për rikonstruksionin e bllokut të pallateve në lagjen “Xhabije”. Madje komuniteti i kësaj zone shprehet se janë të zhgënjyer me kryebashkiaken Voltana Ademi. Në fushatë na cilësoi zonë model, sot po na prish lulishtet thonë ata.

Një peticion me 450 firma kanë dorëzuar në bashki, gjithashtu kanë kërkuar takim me vetë titullaren, por asnjë përgjigje nuk kanë marrë. Ata shprehen se janë të vendosur të mbrojnë investimin që u ka kushtuar para dhe mund prej disa vitesh rresht.

Rreth 6 vite më parë u investua nga bashkia Shkoder në bashkëpunim me komunitetin për ndërtimin e lulishteve, por sot pushteti vendor ka fituar investimin tek fondi i rajoneve për ndërhyrjen e plotë në këtë zonë. Aty parashikohet ndërtimi i rrjetit nëntokësor të kanalizimeve, vend-parkim për automjetet, trotuate etj. Puna ka nisur prej javësh me prishjen e një bunkeri, ku edhe sot gërmadhat janë ende aty duke rrezikuar edhe jeten e fëmijëve që luajnë përreth. 38 milion leke parashikohen të hidhen më afat punimesh 7 muaj, por që për ironi tabela nuk ka as datë fillimi dhe as mbarimi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts