Friday, April 26, 2024
HomeKulturëPerkujtohet dita e purgatorit

Perkujtohet dita e purgatorit

-

Me këto fjalë e nisi meshen e shenjtë në varrezat katolike të Rrmajit, për shpirtrat e atyre që kanë kaluar në amshim, famullitari i Shkodres dom Artur Jaku. Me lule në duar, qirinj dhe lutje besimtarët e krishterë i janë drejtuar këtë 2 nëntor varrezave ku prehen të afërmit e tyre, në përkujtim të ditës së purgatorit.

Një ditë pas festës së të gjithë shenjtërve, sot ata luten për ata që nuk jetojnë më. Famullitari Jaku kujtoi se ky nëntor sivjet vjen më i veçantë për çdo të krishterë.

Pas meshës së shenjtë, në prani të besimtarëve u bë bekimi i varreve, ndërsa familjarët kanë vijuar lutjet dhe ndezjen e qirinjve për shpirtrat e atyre që kanë kaluar nga kjo jetë. Dita e të vdekurve na kujton, më shumë se kurrë, se bota nuk është në dorë të njeriut, por në dorë të Zotit e mbylli mesazhin e tij në këtë ditë famullitari Jaku.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts