Wednesday, May 29, 2024
HomeSportFSHF me propozim konkret per stadiumin

FSHF me propozim konkret per stadiumin

-

Federata shqiptare e futbollit ka nje tjeter propozim per bashkine e Shkodres mbi menaxhimin e stadiumit “Loro Borici”. Pasi drejtuesit e bashkise dhe stadiumit dolen hapur ne media, se mirembajtja e impjantit sportiv eshte e paperballueshme, FSHF ka nje tjeter ide. Institucioni me I larte I futbollit propozon qe stadiumin ta menaxhoje ajo duke u kujdesuar per te gjitha demtimet apo organizimet e ndeshjeve meqenese I ka te gjithe mundesite financiare, kapacitetet teknike dhe njerezore. Ne projekt – marreveshjen e derguar bashkise, FSHF thote do te garantoje te gjithe shpenzimet e stadiumit per nje periudhe 10 vjecare. Ajo kerkon qe te perfitoje 100% te gjitha te ardhurat nga ndeshjet e ekipeve kombetare duke perfshire edhe ato te moshave si dhe kombetaren e femrave. Nderkohe per ndeshjet e Vllaznise si ato kombetare dhe nderkombetare, FSHF pretendon te marre 60% te fitimeve nga biletat ndersa 40 ti shkojne klubit dhe bashkise. Po te njejtin propozim ka federata edhe per ekipet e tjera qe mund te luajne ne “Loro Borici”. Nje pike qe eshte mjaft e vlefshme ne projekt-marreveshje eshte se nese fitimet nuk mjaftojne per te mbuluar shpenzimet atehere ato plotesohen vetem nga Federata. Ne perfundim te saj thuhet se Federata Shqiptare e futbollit eshte e gatshme edhe per negociata te tjera. Tani I mbetet bashkise Shkoder qe te pergjigjet pasi as ajo vete nuk e di cfare do. Ne njerin krah thote se e ka te pamundur te menaxhoje stadiumin ndersa ne tjetrin vendos te qendroje ne heshtje. Projekt- Marreveshjen e ka ne tavoline dhe nese pranon per 10 vite do te fitoje 40% te biletave te Vllaznise pa asnje detyrim tjeter ose ne te kundert duhet te perballoje miliona e miliona leke shpenzime per mirembajtjen e “Loro Boricit”. E vetmja pike ku duhet te negociohet mund te jete ajo e perqindjes se fitimeve dhe te kerkoje me shume.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts