Sunday, May 19, 2024
HomeSportFrika nga terrorizmi apo fusha e “L.Boricit”

Frika nga terrorizmi apo fusha e “L.Boricit”

-

Shqiperi – Izrael nuk do te luhet ne Shkoder ! Ky eshte vendimi I perbashket I UEFA-s dhe federates Shqiptare te futbollit. Takimi I dites se shtune do te luhet ne Elbasan Arena dhe shkaku I vertete mbetet dileme. . Vendimi eshte marre ne oret e pasdites te se Henes dhe menjehere policia e shtetit ka derguar te gjithe efektivet e saj ne Elbasan duke ndryshuar programin. Burime prane Federates bejne me dije se kjo vjen per shkak se ekipi mik I Izraelit, përbën një rast specifik të cështjes së sigurisë për motive të njohura të gjeopolitikës në Lindjen e Mesme, madje në të kaluarën nuk kanë munguar edhe tragjedi të vërteta sic ishte rasti i sulmeve në Lojërat Olimpik te Mynih 1972. Në këtë situatë edhe masat parandaluese për udhëtimet e delegacioneve sportive të Izraelit janë shpesh më të sofistikuara dhe jane kerkesa te vecanta nga UEFA dhe FIFA.Por nje fakt tjeter mund te jete edhe fusha e “Loro Boricit”. Sipas federates tapeti eshte gati por ka dyshimet te forta se ka ende probleme per shkak se nuk eshte ne kushtet e duhura dhe mund te kete marre nje pergjigje negative. Vete federata nuk ka sqaruar se ku qendron problemi duke dhene vetem njoftimin. Nderkohe mediat izraelit kembengulin se problemi qendron tek siguria. Ato theksojne se zhvendosja eshte per shkak te frikes se ekipi I tyre nuk eshte I mbrojtur. Për sa i përket sigurisë, Elbasan Arena ka kaluar prova të rëndësishme sic ishte ajo e ndeshjes me Serbinë dhe prandaj institucioni me I larte I futbolli europian ka percaktuar ate stadium si mikprites. Por ndryshimi I vendit ku do te luhet ky 90 minutesh ka nxjerre ne pah nje tjeter problem, ate te biletave. Thuajse 15 mije bileta u shiten per ne stadiumin “Loro Borici” por me zhvendosjen ne “Elbasan Arena”, kapaciteti I tij eshte vetem 12 mije dhe mbetet per tu pare cila do te jete zgjidhja e federates Shqiptare te futbollit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts